Shqiptarja aksidenton për vdekje italianin: Tentoi të më përdhunonte

Shqiptarja aksidenton për vdekje italianin: Tentoi të më përdhunonte

201
0
Shares

Një shqiptare që jeton në Itali është arrestuar nga policia italiane dhe akuzohet për vrasje. Aurela Perhati banuese në komunën Ovada në provincën e Alessandrias prej dy vitesh, akuzohet se ka aksidentuar për vdekje 53-vjeçarin italian Massimo Garitta.

NGJARJA

Mediat italiane shkruajë se  ngjarja ka ndodhur pasditen e 31 dhjetorit. Fillimisht, policia kishte ngritur dyshime nga gjurmët që 24-vjeçarja kishte lënë në makinë. Pas aksidentit 24-vjeçarja shqiptare ishte larguar nga vendngjarja.

Gjatë mbrëmjes së djeshme e pas 6 orësh marrje në pyetje 24-vjeçarja Aurela Perhati ka rrëfyer versionin e  saj të ngjarjes. Ajo ka treguar se nuk e njihte më parë Massimo Garrittan e se rreth orës 18:45 të 31 dhjetori ka pranuar ta  shoqërojë  me makinë.

Italiani konsiderohej nga policia italiane si person narkoman që shpesh herë kërkonte lëmoshë në rrugë për të blerë drogë.

Sipas Aurela Perhati, viktima është përpjekur ta dhunojë seksualisht duke e detyruar të zbres nga automjeti në një zonë të izoluar. Ajo ka mundur të largohet e gjatë manovrës me makinë e ka aksidentuar.

Mendova se vetëm e kam prekur me makinë e jo aksidentuar deri në vdekje”, ka deklaruar ajo.Për mediat lokale italiane avokati i saj mbrojtës është shprehur se “nuk ka qenë vrasje e qëllimshme dhe e paramenduar. Ka qenë një rast tragjik e i pafat”.

Për policinë italiane është ende e paqartë motivi i vrasjes ndërkohë që hetimet do të vijojnë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY