Deputeti i përvishet Ramës: Atëherë ndjehej cub i fortë, tani si ‘Lamja’...

Deputeti i përvishet Ramës: Atëherë ndjehej cub i fortë, tani si ‘Lamja’ godet si kalama mashtrues

130
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi shkruan në një postim në rrjetet sociale se kryeministri Edi Rama teksa sot po  kërkon dialog për uljen e tarifave, sipas tij ai harron kur studentët e transferuar në Universitetet publike i  kërkonin dialog dhe ai u dërgoi forcat speciale duke i tërhequr zvarrë me dhunë.

Sipas tij, atëherë kryeministri ndihej cub sepse ishte nën euforinë e pushtetit ndërsa tani po i merr zvarrë me VKM.

REAGIMI I PLOTË

Kur studentët e transferuar në Universitetet publike kërkonin dialog për uljen e tarifave, Rama u dërgoi “dialoguesit” specialë të forcave speciale.

Në 2015, Rama i nxorri duke i tërhequr zvarrë me dhunë, nga greva e urisë, studentët e infermierisë.

Ky ka qenë në fakt standarti i tij i dialogut dhe i zgjidhjes së kërkesave për tarifa të arsyeshme të studentëve.
Sot bën të njëjtën gjë, por me një ndryshim të vogël!
Po i merr zvarrë me ca VKM-ra, pa pikë lidhje dhe aspak funksionale.
Atëhere ndjehej cub i fortë, nën euforinë e pushtetit të sapo marrë dhe godiste hapur.
Tani si “Lamja” godet si kalama mashtrues!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY