Vrasja e shqiptares, flet mjekja ligjore: Është qëlluar shtatë herë më shufër...

Vrasja e shqiptares, flet mjekja ligjore: Është qëlluar shtatë herë më shufër hekuri në kokë

80
0
Shares

Vrasja makabre e 28 vjeçares shqiptare nga babai i saj vazhdon të jetë ngjarja kryesore e shtypit grek.

Mediat shkruajnë detaje të reja të cilat i japin më shumë nota tragjike vdekjes së saj.

Pas konstatimit të trupit, mjekja ligjore H. Kushiu ka thënë se vajza është qëlluar 7 herë në kokë, plagë që i kanë shkaktuar edhe vdekjen nga dora të atit, Aleko Petro, 52- vjeç.

“Vajza është goditur 7 herë në kokë me shufër hekuri. Vajza ngrinte duart për t’u mbrojtur, por ai vazhdonte ta godiste deri sa gjeti vdekjen. Nuk ishte incident, por vrasje e egër dhe brutale”, është shprehur mjekja ligjore.

Ajo vazhdon më tej duke sqaruar se viktima ka ngritur duart për të mbrojtur fytyrën, vazhdonte ta qëllonte dhe në duar. ”Pastaj ky prind pastroi shtëpinë nga gjaku, fshehu sendet personale dhe e varrosi në kopsht” është shprehur ajo.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Korfuz të Greqisë. Shkak mendohet të jetë bërë lidhja intime 13 vjeçare me një shtetas afgan, fakt që Aleko Petro se ka pranuar dot.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY