FOTO/’Pashë dritën’…29 vjeçarja tregon çfarë përjetoi pasi u rikthye nga vdekja

FOTO/’Pashë dritën’…29 vjeçarja tregon çfarë përjetoi pasi u rikthye nga vdekja

135
0
Shares

Një skiatore britanike e cila përjetoi vdekje klinike për 20 minuta e mbuluar nga një ortek bore,  tregon se pa atë që ne e quajmë ‘drita për në botën tjetër’.

Rhianna Shaw tha se ajo “pa një pyll paqësor”, teksa ishte e bllokuar në dëborë. 29-vjeçarja kishte shkuar për ski me miq në vendpushimin e skive St Anton në Austri, kur ajo u përplas me një skiator tjetër.

Përplasja mes Rhiannës dhe skiatorit tjetër shkaktoi një tronditje të grumbullit të dëborës në mal nga ku nisi dhe orteku i cili e mori atë para.

Kur e kuptoi se askush nuk mund ta dëgjonte, Rhianna i tha The Sun se në atë moment kishte vendosur të mos merrte më frymë dhe të mos bërtiste me, duke pranuar vdekjen.

Ajo tha:

Pasi ndalova së bërtituri, fillova të ec përgjatë një rruge në këtë pyll të qetë dhe të zbehtë. Çdo gjë ishte aq e ndritshme sa dita. Në mënyrë të çuditshme ishte aq qetësuese, dhe dukej sikur kishte një lloj dëbore në tokë, por jo si dëbora siç e njohim.”

29-vjeçarja beson se ajo ishte e vetëdijshme për pesë minuta para se ajo të vdiste.

“Është vetëm rastësi që më gjetën. Miqtë e mi më thanë se gjatë gjithë kohës preknin vetëm dëborë me shpresën se mos më preknin dhe mua. Fillimisht gjetën një nga shtyllat e skive, por pastaj gjetën këmbën time”, tha ajo për the Sun.

Fytyra e saj ishte e bardhë dhe ishte pa puls kur e kishin gjetur. Doktori i saj tha se kishte gjashte për qind mundësi të jetonte pas gjithë asaj kohe brenda në dëborë. Aktualisht ajo po qëndron në një qendër private shendetesore.

Përshtati K.Balliu/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY