Tragjedi në Meksikë, vdes guvernatorja bashkë me burrin e saj

Tragjedi në Meksikë, vdes guvernatorja bashkë me burrin e saj

182
0
Shares

Një tragjedi është pak të thuhet për aksidentin ajror që i mori jetën çiftit të njohur të politikanëve në Meksikë.

Guvernatorja e shtetit qendror Puebla, të Meksikës, Marta Erika Alonso, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti ajror.

Referuar mediave të huaja, thuhet se guvernatorja Marta Erika Alonso, bashkëshorti i saj, senatori Rafael Moreno Valle, dy pilotë dhe një tjetër pasagjer në bord, humbën jetën pas rënies së avionit, pak pas ngritjes nga kryeqyteti i Puebla.

45-vjeçarja sapo kishte marrë dhe detyrën e re. Ajo ishte anëtarja e partisë PAN e qendrës së djathtë dhe u bë  guvernatorja e parë femër e Puebla.

Vdekjen e guvernatores dhe burrit të saj e ka konfirmuar dh  presidenti i ri i Meksikës, Andres Manuel López Obrador.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY