EMRI/Elbasan, kapet 28 vjeçari i shpallur në kërkim

EMRI/Elbasan, kapet 28 vjeçari i shpallur në kërkim

109
0
Shares

Një i ri nga Elbasani i shpallur në kërkim dhe i dënuar me burg në mungesë është vënë në pranga katër ditë më parë, por sot është bërë publik arrestimi i tij.

Sipas policisë, në pranga ka përfunduar Gledis Sinameta, 28 vjeç, banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar. Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit tē shpallur në kërkim.

Gledis Sinameta, 28 vjeç, banues në fshatin, Pekisht, Peqin.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan,më  datë 21.10.2015, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg, për veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj përsonave që ushtrojnë funksione publike”. parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal. Materialet u referuan në Prokurorin pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY