Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë sot lindjen e Krishtit

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtojnë sot lindjen e Krishtit

45
0
Shares

Besimtarët katolikë e ortodoksë kremtojnë Festën e Krishtlindjeve, këtë 25 Dhjetor.

Pas darkës familjare, besimtarët katolikë, me qirinj në duar i janë drejtuar Katedrales së “Shën Palit”, ku kanë pritur mes lutjesh mbërritjen e mesnatës që shënon 25-dhjetorin e shenjtë për ta.

Mesha u drejtua nga Imzot Xhorxh Frendo, i cili uroi besimtarët katolikë për më shumë paqe dashuri dhe mirësi.

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë po zhvillohet mesha për besimtarët, dhe po drejtohet nga kryepeshkopi Anastas Janullatos.

KRISHTLINDJA

Krishtlindja ndryshe njihet edhe si ditëlindja e Krishtit, duke qënë kështu një nga kremtet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera.

Kjo festë e krishterë, vjen e dyta mbas Pashkës (Ngjalljes së Krishtit). Ajo është festuar nga të krishterët që në shekujt e parë të krishtërimit në Perandorinë Romake.

Por përveç anës spirituale dhe fetare, ajo që i gëzon besimtarët janë dhe aspekte të tjera. Këtu kemi parasysh përgatitjet për këtë festë të cilat nisin javë përpara se vigjilja e 25 dhjetorit të shënojë edhe kulmin e festimeve.

Nuk mungojnë as dhurata, ushqime të gatuara me receta familjare, dhe së fundmi të gjithë të dashurit e zemres të mbledhur  rreth tavolinës për të  ndarë  mesazhet për vit më të begatë me bekimet e zotit.

Megjithatë bota katolike dhe ajo ortodokse duket se kanë disa ndryshime sa i përket riteve fetare. Besimtarët katolikë festojnë vigjiljen e krishtlindjeve gjatë mbrëmjes së datës 24 dhjetor ndërsa sa i përket besimtarëve ortodoksë ceremonia zhvillohet gjatë paradites së datës 25 dhjetor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY