Mbledhja e PS, Rama pranon gabimet: Çdo gjë hap pas hapi, e di radhën e lëvizjeve

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PS e cila zgjati më shumë se 3 orë.

Nga selia e PS, në dalje për mediat, kryeministri Edi Rama ka zbuluar se për çfarë u fol në takimin me dyer të mbyllura.

Rama tha se ka pasur një diskutim të gjatë dhe shumë  reflektues sa i përket mënyrës së qeverisjes.

Sipas kryeministrit, kjo qeveri ka bërë gabime dhe se duhet të vetëkorrigjohet në vijim, sidomos pas protestës së studentëve.

Referuar çështjes nëse do të ketë ndonjë ndryshim në qeveri, kryeministri  Rama tha se mendohet gjatë para se të bëjë  një lëvizje.

“Çdo gjë hap pas hapi. Unë nuk them fjalën e fundit të parë. Unë di radhën e lëvizjeve, pasi gjithmonë mendohem gjatë para se të bëj lëvizjet. Ne do të bëjmë të gjitha gjërat e duhura. Dhe në këtë aspekt kemi shumë për të korrigjuar”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje