FOTO/Vende të lira pune, KQZ jep informacione mbi pagesat

FOTO/Vende të lira pune, KQZ jep informacione mbi pagesat

199
0
Shares

Kur kanë mbetur disa muaj nga zgjedhjet vendore të vitit 2019, Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve e ka nisur punën për mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Përmes një njoftimi për mediat, KQZ bën të ditur se ka hapur 337 vende të reja pune, për një periudhë 2 deri në 6 mujore.

Në njoftim bëhet e ditur se kjo punë do të jetë vetëm për përgatitjen dhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, ku do të ketë  anëtar të KZAZ e deri tek numëruesit e thjeshtë.

Një njoftim thuhet:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, bazuar në nenin 23, pika 1, gërma a, nenin 21, pika 19, nenin 28, pika 1, nenin 36, pika 2, dhe nenin 95, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,

V E N D O S I:

Të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 65.000 lekë për kryetarin dhe zv.kryetarin e KZAZ-së, për angazhimin nga momenti i konstituimit deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

Të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 60.000 lekë për anëtarët dhe sekretarin e KZAZ-ve, për angazhimin nga momenti i konstituimit deri në shpalljen e rezultatit  përfundimtar të zgjedhjeve.

Të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 4.000 lekë për Kryetarin e KQV-së.

Të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 3.500 lekë për anëtarin dhe sekretarin e KQV së.

Të caktojë masën e shpërblimit në vlerën 6.000 lekë për anëtarin e Grupit të Numërimit të Votave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

SHIKONI TABELËN PËR VENDE PUNE

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY