FOTO/Protesta e studentëve në Kosovë, mesazhet dhe ‘dhurata’ e tyre

FOTO/Protesta e studentëve në Kosovë, mesazhet dhe ‘dhurata’ e tyre

84
0
Shares

Studentët në Kosovë zhvilluan një protestë ditën e sotme.Sipas mediave vendase, arsyeja pse studentët organizuan këtë protestë, ishte kërkesa për heqjen e vizave të qytetarëve të Kosovës.

Marshi protestues nisi nga Fakulteti Filozofik për tek Zyra e Bashkimit Europian në Prishtinë.

Gjatë vizitës së fundit në Kosovë, komisioneri evropian për zgjerim, Johannes Hahn ka përmendur 2020-ën si vit kur kosovarët mund të lëvizin lirshëm nëpër Evropë, njofton Klan Kosova.

Me moton ”Mjaft na izoluat, edhe sa kritere na duhen”, pritet të ketë edhe një protestë tjetër më 10 janar të vitit 2019-të.

Studentët me të arritur para zyrave të BE-së, në mënyrë simbolike, secili prej tyre kanë futur pasaportat në një pako të cilën thonë se do ta lënë pranë dyerve të objektit.

Në pakon në të cilën ata vendosën pasaportat, figuron mbishkrimi ”Dhuratë për Bashkimin Europian”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY