Rikthimi i opozitës në Kuvend, ish-ministri ironizon: Do rrinë aty dhe për...

Rikthimi i opozitës në Kuvend, ish-ministri ironizon: Do rrinë aty dhe për festat…

68
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nuk duket të jetë dakord me vendimin e opozitës për tu rikthyer në Parlament këtë të enjte.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai ironizon këtë vendim. Ai shkruan se do të rrijnë aty madje dhe për festat.

“Opozita do hyjë në Kuvend të enjten dhe të premten. Biles edhe të shtunën, të dielën e ditët e festave aty do rrijë..😂”, shkruan Manjani.

Kujtojmë se opozita vendosi dje për kthimin në Kuvend pas një mbledhje të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me aleatët,  ku mori pjesë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kreu i republikaneve Fatmir Mediu, Nard Ndoka, kreu i PAA Agron Duka, kreu i LZHK Dashamir Shehi.

Sipas Kreut të Grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho rikthimi i tyre në Kuvend ka arsyen e vetme, atë të studentëve, për të përfaqësuar dhe mbështetur thirrjet e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY