EMRI/I lirë dhe me armë zjarri, arrestohet 22-vjeçari në Elbasan

EMRI/I lirë dhe me armë zjarri, arrestohet 22-vjeçari në Elbasan

248
0
Shares

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 22 vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri në qytet.

Policia ka marrë një informacion nga qytetarët se në lagjen “Luigj Gurakuqi” , një person mund të kishte me vete armë zjarri.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Falë reagimit të shpejtë dhe një pune të mirëorganizuar, Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisaritain e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e rendit bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit : Dritan Sulmina, 22 vjeç,p banues në lagjen “5 Maj”, Elbasan, të cilit ju gjet në çantë një armë zjarri Pistoletë me 11 fishekë, të cil?n e posedonte pa leje.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimor, u proçedua penalisht dhe shtetasi O.Zabelli, 40 vjeç, banues në lagjen “Luigj Gurakuqi” Elbasan, për veprën penale “Mos kallëzim krimi”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pran? Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY