Shkarkohet gjyqtari i Apelit, nuk deklaroi të ardhurat e tij

Shkarkohet gjyqtari i Apelit, nuk deklaroi të ardhurat e tij

58
0
Shares

KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Fatos Qato.

Qato ishte kandidat për anëtar në Keshillin e Emërimeve në Drejtësi. Ai doli para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të premten 14 dhjetor. Sipas KPK, gjyqtari ka shfaqur probleme me pasurinë.

KPK ka konstatuar se subjekti nuk kishte depozituar dokumentacion për të ardhurat e tij dhe bashkëshortes për vitet 1993-1997. Sipas tij, gjyqtari ka deklaruar si burim të ardhurash nga kursime familjare si dhe ndihmëse nga prindërit, por ka mungesë të burimeve financiare për blerjen e apartamentit në pronësi të bashkëshortes, përfituar në vitin 2005 me kontratë dhurimi, pjesë 50 %

Gjyqtari rezulton se ka një apartament 144 m2 në Tiranë, blerë në vitin 1997 për 28 mijë dollarë, ndërkohë që është bashkëpronar në këtë pronë. Apartamenti është hipotekuar 20 vite më vonë, në vitin 2017.

Sipas KPK-së subjekti i kontrollit ka pohuar se nuk e ka përfshirë në deklarimin e vitit 2003 ndihmën e dhënë nga prindërit e bashkëshortes, pasi e kishte për herë të parë dhe nuk e kishte të qartë si ta plotësonte.

Komisioni deklaroi se po në këtë vit gjyqtari ka kryer shpenzime si likuidimi i një qeraje financiare për një mjet tjeter, likuidimi i kontratës së mjetit “Renault”, shpenzime për shkollimin e djalit, shpenzime për udhëtime jashte shtetit (konfirmuar nga sistemi TIMS), duke rezultuar me rreth 2 milionë lekë shpenzime, të pamundura për t’u mbuluar me të ardhurat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY