Grabitja e 7.5 mln lekëve në Durrës, arrestohen dy policë

Grabitja e 7.5 mln lekëve në Durrës, arrestohen dy policë

102
0
Shares

Policia ka arrestuar dy punonjës të sigurimit pas grabitjes së 7.5 milionë lekëve në Durrës.

Punonjësit e sigurisë private dyshohet se nuk kanë vepruar në mënyrën e duhur gjatë grabitjes së 7.5 milione lekeve te reja.

Tre persona të maskuar dhe të armatosur grabitën makinën e sigurisë private që po transportonte vlera monetare të Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit të Durrësit.

Njoftimi  i policisë

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

•F.S. 46 vjeç, banues në Durrës, punonjës në shoqëri sigurimi private ;
• A.Gj. 55 vjeç, banues në Durrës, punonjës në shoqëri sigurimi private.

Shtetasit e mësipërm janë arrestuar pasi dyshohet të kenë konsumuar veprën penale”Shpërdorimi i detyrës” ku ditën e djeshme, në lagjen nr.14 Shkozet dyshohet se 3 persona me një mjet, nën kërcënimin e armës dhe të maskuar i kanë dalë përpara një mjetit (shoqëri private sigurimi) që po trasportonte lekët e Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës në një bankë të nivelit të dytë dhe i kanë marrë një shumë parash.

Vijon puna për kapjen e autorëve të dyshuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY