Studentët në protestë, Rama kërkon sërish dialog: Më çoni fjalë ku e...

Studentët në protestë, Rama kërkon sërish dialog: Më çoni fjalë ku e kur do takohemi, ju përqafoj

92
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pak para minutash, pasi kuptoi që studentët sërish kanë dalë në protesta duke bllokuar rrugët dhe kërkuar të drejtat e tyre.

Në një postim në rrjetet sociale,  Rama u kërkon takim duke u lënë atyre në dorë të zgjedhin vendin dhe orën.

Kryeministri madje tregohet i dashur, duke u dërguar të gjithëve përqafime. Kujtojmë këtu që studentët nuk duan negociata për 8 kërkesat e tyre, pasi janë kërkesa minimale që nuk duan dialog, por plotësim.

REAGIMI I RAMËS

Të dashur studentë protestues,

gjithçka na duhet tani është të ulemi dhe të flasim.

8 PIKAT janë për mua vetëm pikënisja e një faze të re transformimi të botës sonë universitare. Dhe këtë transformim mund, duhet e do ta bëjmë VETEM SE BASHKU, përmes një Pakti për Universitetin mes studentëve dhe qeverisë.

Adresimin e 8 PIKAVE duhet të nisim pa humbur kohë. Kemi punë për të bërë dhe nëse doni që uljen e tarifave ta mbyllim para pushimeve tuaja të Vitit të Ri, s’ka realisht minuta për të humbur me llogjet e kazanëve dhe rrugët shkencore të Doktorreshë Monës e të Profesor Lulit.

Unë jam gati dhe s’kam asnjë kusht, prandaj bëhuni mbarë e më çoni fjalë, kur e ku doni të takohemi. Përqafime dhe kurajo, sepse do ju duhet shumë kur ta kuptoni që kjo që keni nisur është ku e ku më e madhe, sesa ato 8 PIKA:-)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY