Procedimi, Vasili: Kryeministri injorant i urren njerëzit që suksesin e ndërtojnë vetë...

Procedimi, Vasili: Kryeministri injorant i urren njerëzit që suksesin e ndërtojnë vetë me dije

51
0
Shares

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar për procedimin e policisë ndaj 25 personave të cilët protestuan për studentët.

Vasili në një postim në Facebook, i drejtohet Ramës, duke thënë se ai i urren njerëzit të cilët ndërtojnë suksesin me dije.

Ditën e sotme, policia bëri me dije emrat e personave që po hetonte, për motivin se kanë organizuar tubime pa marrë lejë duke prishur qetësinë publike. Mes emrave ishin dhe Robert Aliaj dhe Edmond Tupja.

REAGIMI I VASILIT 

Kryeministri injorant dhe i kompleksuar armik i elitës. Edmond Tupja dhe Robert Aliaj procedohen nga kryeministri injorant apo thënë ndryshe shkollëpak.

Sa i urren kryeministri njerëzit, që suksesin e ndërtojnë vetë me dijen, me talentin dhe aftësitë e tyre, kurse ky i ndërton punët e tij me para’ të vjedhura se është i paaftë në gjithçka

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY