Protesta e studentëve, Fuga: Dëgjojmë dhe ‘kinezërira’ nga më absdurdet, mjerë Shqipëria

Protesta e studentëve, Fuga: Dëgjojmë dhe ‘kinezërira’ nga më absdurdet, mjerë Shqipëria

203
0
Shares

Akademiku dhe profesor  Artan Fuga është ndalur tek një tjetër aspekt që protesta e studentëve ka prodhuar.

Fuga duke e parë në një këndvështrim tjetër, analizon dhe mënyrën sesi janë mbajtur qëndrimet dhe reagimet e ndryshme për këtë protestë.

Profesor Fuga thotë se nga ata që thonë që tu japin ca lekë studentëve dhe ti lënë rehat, sikurse ka dhe disa të tjerë të cilët kërkojnë ti lënë universitet e varfëra që të vuajnë.

Profesorin e shqetëson fakti që protesta të tilla prodhojnë dhe shumë individë të paqartë me idetë e tyre duke folur budadallëqe dhe hiprokizirash.

Reagimi i profesorit:

E bukur se lidhur me protestat e studentëve dëgjojmë “kinezërira” nga më absurdet.

Ka disa të “mëncur” – maskarenj të lindur, mashtruesa qysh në vezë, që thonë : aman plotësojua këto tetë pika studentëve që të na lënë rehat se përndryshe na prishet rehatia jonë! Dorëzo ca lekë të shpëtojmë të tjerat që i vjelim qetësisht në kohë paqeje!

Jo për të riparuar gjendjen, por : të na lënë rehat!

Ka të tjerë që shkojnë drejt kinezërirave të revolucionit kulturor kinez se kinezëve të sotëm u marrin të keqen ata, sipas të cilëve drejtimin e universiteteve duhet ta marrin studentët!!!

Ka pallaveshë të tjerë që thonë: Hiqu mo tarifat dhe të kenë një universitet të varfër se në fund të fundit universiteti është për t’u krijuar idenë se kanë diplomë, jo për t’u dhënë dije!

Idiotë të tjerë që nënkuptojnë që në universitet është studenti që duhet të mësojë pedagogun por jo pedagogu studentin!

Maskarenj të ndryshëm barazojnë disa pedagogë qelbësira dhe të korruptuar me të gjithë pedagogët dhe mësuesit duke harruar se poqese analizojmë mirë pedagogu i ndershëm është edhe më i varfër sesa studenti!

Dhe nuk bëjnë zë! Por deri kur?

Ka ca politikanë dembela që në vend të ulin bythën dhe të përpunojnë modele alternative për arsimin, vetëm bërtasin dhe vdesin ta manipulojnë lëvizjen për të marrë vota politike.

Plot shejtan budallenj që e trajtojnë cështjen vetëm se studentët janë të varfër, por nuk shohin se kryesorja është sesa shoqëria kërkon cilësi në formimin shkencor të rinisë dhe cfarë vendi i jep të diplomuarit në tregun e punës.

Ca kolltukofagë bëjnë sikur nuk kuptojnë që universitetet publike janë vendosur në një gjendje që jo vetëm autonomi nuk kanë, por edhe qeverisen si burgje pîkërisht sepse ligji i ka lënë si subjekte të cmendura skizofrenike, as kështu as ashtu, as autonome, as të shtetëzuara.

Profesori i universitetit është përdhosur, dhunuar, varfëruar, turpëruar, fyer, nënshtruar, izoluar, alienuar, keqpërdorur, degraduar, infantilizuar, pikërisht sepse ligji e kërkon të tillë dhe unë jam gati ta provoj këtë.

Sepse shoqëria nuk e do intelektualin, politika nuk e do intelektualin, cmira e masave nuk e do intelektualin, injoranca nuk e do intelektualin, burokracia nuk e intelektualin!

Gjendja e shoqërisë në kohë protestash prodhon dhe nxjerr në dritë llava të tëra cmendurish, budallalliqesh, shejtanlliqesh, poshtërsish, hipokrizish. Det, llavë, përmbytje!

Mejrë qytetari, mjerë studenti, mjerë prindi, mjerë kombi, mjerë Shqipëria!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY