DEKLARATA/ Univerisiteti i Tiranës nxjerr blof Ramën: Nuk i kemi vendosur ne tarifat

Ndaje

Senati Akademik i Universiteti i Tiranës ka bërë publik qëndrimin e tij në lidhje me debatin për arsimin e lartë, dhe për protestën e studentëve.

Në reagim thuhet se nuk i kanë paraqitur Këshillit të Ministrave asnjë kërkesë për vendosjen e kësaj tarife.

Në deklaratën me 5 pika, Senati Akademik thotë se Universiteti i Tiranës mbështet kërkesën e studentëve për përgjysmim të tarifave të shkollimit.

Një ditë më parë, i ftuar në emisionin “Top Show” të Alban Dudushit, kryeministri Edi Rama foli për tarifat e studentëve dhe premtoi se do të bëjë një transformim rrënjësor sa i takon atyre.

Mes të tjerash ai shpjegoi se tarifat e vendosura janë bërë nga rektorët e universiteteve dhe jo nga qeveria.

“Tarifat për studentët janë një pjesë e kostos së çdo studenti. Qeveria financon 75% të kostos së çdo studenti, mesatarisht. Te pika e tarifave ata kanë shumë të drejtë, VKM-ja ka dalë në maj, si rezultat i kërkesës unanime të universiteteve, – vijoi Rama. – Lindita Nikolla mund të ketë shumë të meta, por ka një virtyt që gjithçka ka sjellë në qeveri për miratim, e ka këshilluar me rektorët. Te tarifat, jam gati të bëjë një transformim drastik, pika e tarifave që e kanë vendosur rektorët, jam gati ti bëjë një shndërrim rrënjësor, se kjo ishte edhe zanafilla që u ngrit dhe protesta”

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje