Protesta e studentëve, Rama mbron ministren: Ka zhurmë kazanësh

Protesta e studentëve, Rama mbron ministren: Ka zhurmë kazanësh

193
0
Shares

Kryeministri gjithmonë gjen kohën për të kthyer përgjigje në rrjetet sociale, dhe pse këtë gjë duhet ta bëjë në një konsultim të hapur në formë bashkëbisedimi.

Ai ka reaguar lidhur me protestën e studentëve të cilët ndodhen prej disa orësh para ambjenteve të Ministrisë së Arsimit.

Duke mbrojtur ministren e Arsimit, Edi Rama shkruan me ironi dhe bën sqarimin për komentuesin që i kërkonte të zgjidhte problemin me studentët.

Ja përgjigja e Ramës:

Me falni po e para ministrja s’eshte as pa shkolle as me UFO, ndryshe nga cfare ju mund te keni mesuar neper kazanet mediatike, nderkohe qe pyetja ime eshte:

A jeni ju dakord qe t’i paguani ju, pra taksapaguesit, shpenzimet e universitetit per studentet ngeles? Une per vete nuk jam dakord e para dhe e dyta, nuk ka asnje rritje tarifash qysh prej vitit 2014 (dhe tarifat nuk i vendos ministrja, po vete universiteti sa per dijeni, quhet autonomi universitare), po ka zhurme kazanesh, dizinformim me dashje apo llaf pas llafi, si edhe kembengulje nga nje pakice per te mos pranuar zbatimin e reformes qe e nxjerr universitetin nga bataku shumevjecar. Sa per fotot, une nuk kam ndermend t’i le, po ju mund te mos hyni ketu dhe keshtu shpetoni edhe nga fotot”,

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY