Modriç i jep fund dominimit të Messit dhe Ronaldos, fiton “Topin e...

Modriç i jep fund dominimit të Messit dhe Ronaldos, fiton “Topin e Artë”

39
0
Shares

Mesfushori i Real Madridit dhe Kroacisë Luka Modriç fitoi Topin e Artë të vitit 2018, duke u bërë lojtari i parë i cili thyeu dyshen Ronaldo- Messi të cilët për një dekadë rresht po fitonin këtë kupë.

Modric, 33 vjeç, fitoi Champions League e tij të tretë në maj para se të ndihmonte Kroacinë në  finalen e Kupës së Botës.

Ish-ylli i Brazilit dhe AC Milan Kaka, në vitin 2007, ishte lojtari i fundit i cili fitoi topin e artë, përpara se në kryesim të qëndronin për vite me radhë Ronaldo dhe Messi. 

Ronaldo, i cili u bashkua me Juventusin nga Real Madridi në verë, u rendit i dyti.

Mesfushori i Barcelonës, Messi, përfundoi i pesti, me Antoine Griezmann dhe sulmuesin e PSG Kylian Mbappe, dy të cilët fituan Kupën e Botës me Francën, respektivisht në vend  të tretë dhe të katërt.

Top dhjetëshja:

1-Luka Modriç

2- Kristiano Ronaldo

3- Antuan Grizman

4- Kilian Mbape

5- Lionel Mesi

6- Mohamed Salah

7- Rafael Varan

8- Eden Hazard

9- Kevin De Brujn

10- Herri Kejn.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY