VIDEO/Shembet godina gjatë natës, terrorizohen banorët në Shkozë, shoqërohet një familje

Ndaje

Situata me banorët në Shkozë ka qene e tensionuar gjatë orëve të mbrëmjes.

Mësohet se një familje është shoqëruar në polici, pas rezistencës, pikërisht familja e Franc Strolajt.

Janë dhjetra familje që do të nxirren në rrugë me projektin e Unazës së madhe që do të kalojë në Shkozë.

IKMT ka prishur një godinë të pabanuar, dhe tani radha i ka ardhur banesave të banuara, ku shumë prej qytetarëve kanë dalë që në orët e parea të mëngjesit për t’u përballur me forcat e policisë që janë të shumta në numër.

Njësoj si banorët në zonën e Astirit dhe qytetarët në Shkozë shprehen se ata nuk janë kundër projektit, por se ata nuk janë njoftuar nga Bashkia dhe presin të arrijnë në një marrëveshje.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje