DETAJE/Vranë studenten greke, dy të rinjtë shqiptarë pranojnë krimin

DETAJE/Vranë studenten greke, dy të rinjtë shqiptarë pranojnë krimin

151
0
Shares

Dy shqiptarë akuzohen për vrasjen e një studente greke. Mësohet se ata kanë pranuar autorësinë e vrasjes së 21 vjeçares  Eleni Tupaludhi.

Mjekët ligjorë bëjnë me dije se viktima kishte humbur ndjenjat dhe vdiq nga mbytja në det. Sipas policisë, dy të akuzuarit kanë bërë me faj njëri-tjetrin, ndërsa avokatët nuk u lejuan të marrin pjesë në seancën e djeshme pyetësore.

NGJARJA

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në 28 Nëntor, ku një 19 vjeçar shqiptar dhe një 21 vjeçar të mërkurën kishin hedhur trupin e saj në det. Policia bregdetare e ishullit e zbuloi trupin e 21-vjeçares në shkëmbinjtë e bregdetit, thuajse të zhveshur.

Sipas burimeve policore, dy të rinjtë e morën studenten nga shtëpia e saj të martën, 27 nëntor, në vijim shkuan në shtëpinë e njërit prej tyre, ku i kërkuan akte seksuale të cilat vajza i refuzoi.

Gjatë sherrit e qëlluan në kokë me armë të ftohtë, kujtuan se humbi jetën dhe e hodhën në shkëmbinj, në det për t’u dukur si aksident apo vetëvrasje.

VAJZA

Vajza është një studente 21 vjeçare në fakultetin e ishullit, me origjinë nga veriu i Greqisë.

Vajza vinte nga një familje arsimtarësh grekë, madje i ati është nënkryetar i Bashkisë së zonës. Dje pasdite, policia e Rhodes ka marrë në pyetje 19-vjeçarin shqiptar dhe 21-vjeçarin grek, të cilët gjatë natës edhe kanë pranuar vrasjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY