Kërcënohet me jetë Elvana Gjata, merret në mbrojtje familja e saj

Kërcënohet me jetë Elvana Gjata, merret në mbrojtje familja e saj

897
0
Shares

Ditën e djeshme u mësua se vetëm përpara disa ditësh Elvana Gjata kishte mbërritur në aerportin e Rinasit për të dhënë dëshminë e saj në Prokurorinë e Tiranës.

Ajo duhet të jepte dëshminë për ngjarjen e 4 tetorit, në zonën e ish-Bllokut ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën 2 të tjerë. Dyshimet e forta ishin se shkak i sherrit mes të dashurit të saj dhe grupit tjetër, ishte vetë ajo.

Ndërkohë, burime pranë Prokurorisë bëjnë me dije se këngëtarja ka marrë kërcënime nga persona të panjohur disa ditë pas ngjarjes ku u përfshinë i dashuri i saj, Ervin Mata dhe djali i dajës së saj Mevjol Bilo, ky i fundit i dyshuar si autor i vrasjes.

Për këtë shkak, policia ka marrë masa për mbrojtjen e këngëtares dhe familjes së saj.

Vetë Elvana ka konfirmuar në polici se para se të ndodhte ngjarja më 4 tetor nuk ka patur probleme dhe as kërcënime. Aty ajo ka deklaruar se nuk i njeh personat e përfshirë në konflikt dhe se nuk ka qenë e pranishme në lokal as para dhe as në momentin kur ndodhi vrasja.

Elvana  ka sqaruar se kishte shkuar të takonte të dashurin me të cilin bashkëjetonte prej një viti, për t’i dhënë çelësin e shtëpisë, me argumentin se pas disa orësh do largohej nga Shqipëria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY