Lleshaj dhe Veliu shkojnë në Korçë, takim me drejtuesit e policisë

Lleshaj dhe Veliu shkojnë në Korçë, takim me drejtuesit e policisë

96
0
Shares

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ndodhen në Korçë në kuadër të takimeve me drejtuesit e Policisë.

Pas takimeve në qarqet më problematike, dhe në qarkun e Korçës, fokusi i këtij takimi është lufta ndaj kriminalitetit. Mësohet se Lleshaj do të japë porositë për krerët e policisë.

Korça nuk përfshihet në vendet e rrezikshme me nivel të lartë të kriminalitetit, siç paraqiten Shkodra, Elbasani, Durrësi dhe Vlora.

Ministri Lleshaj ka kërkuar angazhim maksimal për parandalimin e çdo akti që cenon rendin dhe sigurinë publike.

Gjithashtu, fokusi është vënë edhe te goditja narkotikës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY