VIDEO/Dita e çlirimit të Shqipërisë, Meta, Rama dhe Veliaj homazhe në Varrezat...

VIDEO/Dita e çlirimit të Shqipërisë, Meta, Rama dhe Veliaj homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

86
0
Shares

Sot është 29 Nëntori, 74-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga regjimi nazi-fashist.

Liderët e shtetit shqiptar kanë zhvillur së bashku homazhet në “Varrezat e Dëshmorëve”.

Ka qënë Presidenti i Republikës, Ilir Meta i pari që ka vënë kurorë me lule  para monumentit ‘Nënë Shqipëri’. Më pas ai është ndjekur dhe nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi si dhe kryeministri Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërkohë, mësohet se kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi do të kryejë homazhe në orën 10:30. Po ashtu është përcaktuar se veteranët do të zhvillojnë homazhe në orën 12:00.

Në nder të kësaj dite do të zhvillohen një sërë aktivitetesh. Kjo festë do të festohet ndryshe dhe nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, pasi Forcat e Shtabit të Përgjithshëm ka organizuar një event prezantues nga ora 10:00 deri në orën 13:00, në Pedonalen e Tiranës.

Ndërkohë kryetari i PD,  Lulzim Basha u nis ditën e djeshme drejt Italisë, ndërsa nuk dihet nëse do të kthehet sot në  kryeqytet.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/267362000595771/?notif_id=1543482460864420&notif_t=live_video

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY