VIDEO/Eksperiencë e frikshme, harrojnë ta lidhin në parashutë, mbetet i varur gjatë...

VIDEO/Eksperiencë e frikshme, harrojnë ta lidhin në parashutë, mbetet i varur gjatë fluturimit

104
0
Shares

Këto pamje të frikshme tregojnë se si i shpëton vdekjes një amerikan teksa hidhet për herë të parë me parashutë. 

Chris Gursky shkoi me pushime në Zvicër, kur e gjtithë aventura me parashutë u shndërrua në një përvojë dramatike.

Ai u detyrua të rrijë i varur për dy minuta, pasi kur do të hidhej parashuta, piloti kishte harruar ta lidhte me litarë duke e marrë kështu me vete pa qenë i siguruar.

Sekonda pas largimit, Z. Gursky dhe instruktori i tij e kuptojnë se ai nuk ishte lidhur në mënyrë korrekte. Z. Gursky arriti të qëndronte mbrapa instruktorit ndërsa fluturuan mbi fusha dhe pemë.

Pasi u ul, ai u dërgua në spital ku bëri një operacion në dorë. Kyçi i dorës i ishte thyer pas kësaj eksperience horror.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY