LSI ndez “motorët”: Shtëpi më shtëpi për çdo votë të shqiptarëve

LSI ndez “motorët”: Shtëpi më shtëpi për çdo votë të shqiptarëve

97
0
Shares

LSI po përgatitet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit të vitit të ardhshëm. Gjatë një takimi me strukturat LSI në Tiranë, kryetarja Monika Kryemadhi ka kërkuar që të evidentohen të gjitha votat e LSI, duke shkuar shtëpi më shtëpi.

“Të gjithë së bashku mjafton sikur 10 minuta në ditë, secili nga ne vetëm të mendojë për datën 30 qershor, të jeni të bindur që numri i këshilltarëve të LSI do të dyfishohet në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Kemi bërë gabime. Të gjithë kemi dëgjuar për ikjen e këshilltarëve të LSI për shkak të ndikimit rus.

Në fakt nuk jam këtu për të bërë kritika për të kaluarën. Por LSI nuk është e kryetares, por është e anëtarëve dhe e votuesve të saj. Prandaj nga sot, strukturat e Tiranës, të gjitha njësive administrative të fillojnë axhenden e tyre të punës. Jo vetëm evidentimin shtëpi më shtëpi të votave të LSI, të votave të pakënaqura nga PS-ja, të votave gri.

LRI me votuesit për herë të parë, për të evidentuar kandidatët vajza, gra, djem dhe burra që përfaqësojnë LSI në mënyrën më të mirë dinjitoze, por edhe në mënyrën politike në prezencën e këshillave bashkiak. Mesazhi ynë është i thjeshtë: Çdo votë për opozitën e bashkuar, çdo votë për LSI është votë për ta cuar Shqipërinë në BE,” tha Kryemadhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY