VIDEO/ Çmendet Erion Veliaj : Asnjë burrë nuk martohet me policen që...

VIDEO/ Çmendet Erion Veliaj : Asnjë burrë nuk martohet me policen që i prenë gishtin

275
0
Shares

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, pas deklaratës raciste ku i quajti banorët shpellorë dhe ‘njerëz pa rrënjë në këtë qytet’ banorët e Unazës së re, ka vazhduar të bëjë deklarata të çuditshme.

Në një takimi të sotëm në Bashkinë e Tiranës, me disa ‘banorë’ të Unazës, Veliaj tha se polices Ina Nuku, i është shkatërruar jeta pasi tani që iu prenë gishtat, asnjë burrë nuk pranon të martohet me të.

‘Jemi të gjithë burra, i shkojnë sytë të martohet një burrë me një vajzë pa gishta?’, tha Veliaj në mënyrë publike, duke çuditur me deklaratën e tij.

Kjo deklaratë seksiste, është një ofendim shumë i rëndë për të gjithë gratë apo personat me aftësi ndryshe apo edhe që iu janë prerë gishtat, por halli i madh që ka zënë kryebashkiakun Veliaj dhe shefin e tij kryeministrin Rama, duket se po prodhon këto deklarata për të zhvendosur vëmendjen nga tenderi i paracaktuar dhe korruptiv, ku 40 milionë euro nga paratë e shqiptarëve do të shpenzohen për 2.2 kilometra rrugë./TPZ.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY