Greqi, grabitësit shqiptarë arratisen si “në filma” pas përplasjes me policinë

Greqi, grabitësit shqiptarë arratisen si “në filma” pas përplasjes me policinë

133
0
Shares

Tre persona të armatosur me gjasë të gjithë shqiptarë, u përpoqën të grabisnin filialin e postës (ELTA) rreth orës 8.30 minuta të mëngjesit të sotëm në Vilia të Atikës.

Sapo ka parë grabitësit, menaxheri ka shtypur butonin e alarmit dhe një patrullë policie ka mbërritur brenda pak minutave në vendngjarje.

Një nga oficerët e policisë është konfrontuar me grabitësit e armatosur. Për pasojë, ka hapur zjarr duke plagosur një nga sulmuesit.

Megjithatë, arratisjen e dy prej tre sulmuesve ishin mbresëlënëse-sipas mediave greke- pasi u përpoqën fillimisht për të vjedhur një kamion dhe të transportonin bashkëpunëtorin e tyre të plagosur, por, kur nuk ia arritën qëllimit, u zhdukën në drejtim të panjohur.

Hajduti i plagosur me origjinë shqiptare është arrestuar dhe marrë në pyetje nga autoritetet.

Pronari i një dyqani përballë postës ka dëshmuar për mediat vendase gjithçka ndodhi, duke theksuar se grabitësit ishin të maskuar me kapuç.

“Ne alarmuam policinë dhe një polic erdhi menjëherë; “Jeni të rrethuar! Hidhni armët tuaja! Ata ishin të dy të armatosur dhe filluan të qëllonin. 

Polici u fsheh prapa makinës sime, që sapo e kisha ndalur jashtë dyqanit të parkuar dhe iu kundërpërgjigj me zjarr. Pastaj dy prej tyre dolën nga posta dhe unë mendoj se njëri prej tyre u plagosur. Ata u larguan në një drejtim të panjohur”. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY