Këngëtarja e njohur përfundon në gjykatë, ja për çfarë akuzohet

Këngëtarja e njohur përfundon në gjykatë, ja për çfarë akuzohet

131
0
Shares

Këngëtarja e njohur Morena  Taraku, e cila u komentua gjatë dhe për lidhjen e me miliarderin nga Teherani, Sashën, së fundmi është paraqitur në gjykatë.

Për modelen, ka një akt-akuzë, ndaj të cilës gjykata ka filluar dhe proceset gjyqësore.

Mediat kosovare shkruajnë se prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj Morena Tarakut më 9 nëntor 2017, me arsyetimin se e ajo ka kryer veprën penale “pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, nga neni 409, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, Taraku më 17 maj 2014, rreth orës 17:05, në Han të Elezit, përkatësisht në pikën kufitare në hyrje nga Republika e Maqedonisë, gjatë kontrollit nga zyrtarët policor, pasi fillimisht i kishte fyer rëndë, ka tentuar të pengojë zyrtaren policore – të dëmtuarën Fitore Mjaku në kryerjen e detyrës zyrtare.

Gjykatësi i rastit Shabi Idrizi e ka udhëzuar të akuzuarën Taraku dhe mbrojtësen e saj, avokaten Fehmije Gashi, se brenda 30 ditësh kanë të drejtë që t’i paraqesin në gjykatë kundërshtimin e provave dhe kërkesën për rrëzimin  aktakuzës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY