DENONCIMI/Filloi hakmarrja në burg, policët tentojnë t’i thyejnë gishtat Daniel Dobrajt

DENONCIMI/Filloi hakmarrja në burg, policët tentojnë t’i thyejnë gishtat Daniel Dobrajt

357
0
Shares

Daniel Dobraj u arrestua nga policia si i dyshuari kryesor për hedhjen e kapsollave, që cilat sollën plagosjen e polices, Ina Nuka.

Nga denoncimet e fundit, të bëra publike nga ish-kryeministri Berisha, thuhet se policët kanë filluar hakmarrjen ndaj 17 vjeçarit, të cilit kanë tentuar ti thyejnë gishtat por dhe ndaj protestueve të tjerë që mbahen në burg, ka filluar dhunimi.

Denoncimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Edvin Urrejtja urdheron kriminele me uniforme per t’i thyer gishtrinjte e duarve si hakmarrje, Daniel Drobes!

Ndal dhunes, torturave dhe terrorit shteteror ndaj protestuesve!

Te dashur miq, prej 24 oresh, nje dhune, terror dhe hakmarrje primitive ka shperthyer me urdher te Edvin Kristaq Urrejtjes ndaj protestuesve qe kane vendosur te mbrojne me jete shtepite e tyre. Fallanga prej tridhjete a dyzete vetesh, narkopolicesh gjysem te dehur dhe civile pa uniforme versulen si qen te terbuar, dhe pa asnje autorizim futen e bastisin banesa, rrembejne plaçka, godasin qytetare ne shtepite e tyre duke shkelur ligjet dhe Kushtetuten e vendit sikur te ishin pushtues barbare.

Keshtu, ata, me porosi te skizofrenit te poshteruar nga kepuca dhe vezet e protestuesve Edvin Kristaq Urrejtja, kane torturuar shtazerisht ne qeli 17 vjeçarin Paulo Ahmetcenaj, kane goditur kafsherisht me perpjekje per ti thyer gishhtrinjte e dy duarve, si hakmarje e turpshme primitive, 18 vjeçarin Daniel Drobaj. Vete Danieli, ne prani te torturuesve te tij denoncoi kete akt kriminal tek avokati i tij duke i treguar gishtrinjte e nxire dhe te fryre, te dhimbshem dhe mundet te thyera.

Perveç kesaj, narkobanditet i kane hypur shtazerisht me shqelma dhe kercenuar me tyte te revoles ne balle, ne prani te prinderve ne banesen e tij, studentit te shkelqyer te inxhinierise Daniel Drobaj. Protestues te tjere, burra, gra, femije jane subjekt dhune dhe terrori psiqik dhe fizik te papare.

Duke denuar me ashpersine me te madhe keto akte kriminale te narkobanditeve horra me uniforme, te urdheruara nga Edvin Kristaq Urrejtja, iu bej thirrje qytetareve te mbare vendit te ngrihemi ne mosbindje civile ne mbeshtetje te banoreve te Unazes se Re, qe po mbrojne shtepite dhe jeten e tyre qe duan t’u prishin me praktika mafioze, korruptive, antikushtetuese, antiligjore Edvin Kristaq Urrejtja, Lal Plehu dhe narkoqeveria e tij! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY