VIDEO/’Buxheti që po vjedh njerëzit’, seancë paralel me Kuvendin, opozita e bashkuar...

VIDEO/’Buxheti që po vjedh njerëzit’, seancë paralel me Kuvendin, opozita e bashkuar takim me biznesin

51
0
Shares

Paralel me seancën parlamentare, opozita e bashkuar është mbledhur në një seancë në të cilën kundërshtohet buxhetin e hartuar nga qeveria, për të cilën po diskutohet në Parlament.

Opozita ka thirrur një seancë paralele me grupe interesi, që preken drejtpërdrejt nga buxheti i sjellë nga shumica, sic janë shoqata të biznesit, biznesmenë, grupe interesi, fermerë, pronarë dhe përfaqësues të ish-të përndjekurve politikë.

Fjala e Jorida Tabakut

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, deklaroi se Borxhi Publik ka mbërritur në 83 përqind, sepse kemi një buxhet jashtë buxhetit, për shkak të PPP-ve, që janë jashtë buxhetit dhe jashtë kontrollit.

Sistemi bankar është pothuajse në kolaps sipas Tabakut. Sipas saj e gjitha kjo ka krijuar një pabarazi të jashtëzakonshme. 99 përqind që varfërohen dhe një grusht njerëzish që pasurohen.

Fjala e Florian Mimës

Deputeti Florion Mima ka denoncuar tentativën e Edi ramës që nëpërmjet një buxheti prej 13,7 miliardë eurosh të tjetërsojë krejtësisht asetet kryesore të ekonomisë shqiptare.

Qeveria synon të ngrejë një koorporatë publike që synon tjetërsimin e pronave publike. Që të jetë e lirë, qeveria ka parashikuar bile që Koorporata, gjatë punës së vet për privatizimet, nuk do të ndjekë rregullat e njohura të ankandit, por do të veprojë me rregulla të miratuara nga bordi.

Fjala e Përparim Spahiut

Deputeti i LSI Përparim Spahiu, në fjalën e tij është ndalur në krizën e thellë që po kalon sektori i porteve dhe aeroporteve të vendit.

“Para një viti në parlament u kalua investimi për aeroportin e Vlorës, me një shumë investimi prej 40 mln eurosh, shumë që po e shfrytëzojnë veç për 2 km rrugë në Unazën e Re, tha Spahiu.

Dogana e Kosovës brenda Portit të Durrësit ende ka dështuar si projekt dhe ende s’ka asnjë projekt për lidhjen hekurudhore të Tiranës me portin e Durrësit.

Fjala e Edmond Panaritit

Edmond Panari u shpreh se buxheti i Bujqësisë po rrudhet, fondet shkojnë për makina që të persekutohen bizneset lokale.

Me këtë buxhet ne ushqejmë vetëm bujqësinë e mjerimit, jo të eksporteve. Buxheti i Bujqësisë jo vetëm që s’ka rritje, por rrudhje në sigurinë ushqimore me -38%. Po ku shkojnë këto fonde, thotë Panariti.

Bardh Spahia

Buxheti për shëndetësinë rikonfirmohet si buxheti i korrupsionit dhe braktisjes së sistemit shëndetësor, thotë deputeti Bardh Spahia.

Pas koncesioneve të rrugëve, PPP në shëndetësi zënë vendin e dytë nga shpenzimet marramendëse e abuzuese. Dhe përkundër PPP, investimet janë më të ulëta, veç 29 mln dollar, ose sa 1,2 km rrugë të Unazës së Tiranës.

SB Live

“Buxheti qe vjedh njerezit dhe pasuron oligarket” – Aktivitet i Opozites se Bashkuar. sb

Publiée par Sali Berisha sur Jeudi 22 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY