Ministrja shkarkon drejtorin e ALUIZNI-t në Vlorë, së bashku me dy vartësit...

Ministrja shkarkon drejtorin e ALUIZNI-t në Vlorë, së bashku me dy vartësit e tij

157
0
Shares

Ministja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka njoftuar live përmes një konferencë për shtyp, shkarkimin nga detyra drejtori i Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t në Vlorë, Ardian Musta.

Së bashku me të,  u shkarkuan edhe dy vartësit e tij.

Masat disiplinore janë dhënë konkretisht për drejtorin e Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t, Vlorë, përgjegjësin e Sektorit të Legalizimeve, Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t, Vlorë, si dhe për specialistin e Sektorit të Legalizimeve, Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t, Vlorë.

Sipas ministres, këto masa janë rekomanduar për disa arsye.

  1. Se nuk kanë respektuar procedurat dhe kërkesat e parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi lidhur me mbledhjen dhe administrimin e dokumentacionit tekniko-ligjor të nevojshëm.
  2. në marrjen e vendimit të kualifikimit dhe emetimin e lejes së legalizimit sipas kuadrit ligjor për një objekt shtesë pa leje në objekt ekzistues.

Sipas ministres, nuk janë marrë parasysh përcaktimet e Ligjit “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, duke legalizuar shtesë në një objekt ekzistues, duke cenuar vëllimin ose pamjen e jashtme të murit mesjetar të Kalasë së Skelës. Gjithashtu, Task Forca Antikorrupsion ka rekomanduar edhe shumë masa disiplinore për  të tjerë punonjës të kësaj drejtorie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY