Triumfi i Kosovës, mediat e huaja shkruajnë për ekipin: E porsaardhur, por...

Triumfi i Kosovës, mediat e huaja shkruajnë për ekipin: E porsaardhur, por buzë kualifikimit në Euro 2020

65
0
Shares

Triumfi i mbrëmshëm në “Fadil Vokrri” i siguron Kosovës një vend në gjysmëfinale të Ligës D në një rrugë tjetër, më të lehtë, për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020, si dhe promovimin në një nivel më të lartë – në Ligën C – të garës inauguruese të UEFA-s, Ligën e Kombeve, raporton Gazeta Express.

Het-triku i Arbër Zenelit dhe një gol i Amir Rrahmanit e fundosen Azerbajxhanin në një ballafaqim që shihej si finale e madhe në letër, por që doli të ishte fitore e lehtë dhe bindëse e “Dardanëve”.

“Het-triku i Arbër Zenelit i siguron Kosovës promovimin në Ligën C”, shkruan ESPN.

“Kosova buzë kualifikimit shokues në Kampionatin Evropian 2020, pasi e shkatërroi Azerbajxhanin”, shkruan mediumi irlandez “The42.ie”.

“Kosova e porsaardhur e siguron një vend në play-off në kualifikime për Euro 2020”, shkruan Washington Posti në SHBA. /Express/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY