VIDEO/PD: Rama pengon hetimet, Dako ‘peshku i madh’ duhet të arrestohet

VIDEO/PD: Rama pengon hetimet, Dako ‘peshku i madh’ duhet të arrestohet

58
0
Shares

Partia Demokratike këmbëngul sërish për arrestimin e Vangjush Dakos duke ripërmendur dhe njeherë se Dako është peshku i madh i dosjes 339.

Nga selia blu, deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, nëpërmjet një deklarate për shtyp u shpreh se Edi Rama është ai që po pengon hetimet dhe arrestimin e tij.

Duke iu referuar denoncimeve të PD, sipas deputetit, ato provojnë sa të vërteta janë akuzat për Dakon dhe se shkarkimi i kryebashkikaut të Durrësit duhet të ishte veprimi i parë që duhet të kishte bërë një kryeministër i pakapur nga krimi.

Gjunkshi shprehet se Vangjush Dako meriton të ndëshkohet me burg për blerjen e votave nëpërmjet bandave dhe për shpërblimin me tendera, punë publike dhe favore të tjera për krimin që i siguroi votat.

Për këtë, deputeti thotë se mjafton të marrim Dosjen 339 në të cilën ndodhen qindra faqe me përgjime që vertetojnë lidhjet e bandes kriminale të qeverisë me bandën e Avdylajve, në Durrës dhe Shijak .

”Biseda e shkurtit 2017 me bandën Avdylaj, me nofkën Niçja, ku i premton favore, e vërteton më së miri përmasën e skandalit Dako.

Nëpërmjet përgjimeve, shqiptarët kanë parë sesi banditët drejtojnë një kryebashkiak dhe caktojnë pushtetin e një kryeministri.

Këto fakte janë një apel, për të gjithë miqtë e Shqipërisë, për qytetarët e ndershëm që kerkojnë dhe dëshirojnë që në këtë vend të ketë liri, te ketë demokraci, që në ketë vend të sundojë ligji dhe jo krimi”, u shpreh deputeti.

Kryebashkiaku Vangjush Dako, duhet të ndëshkohet me burg. Dosja 339 dëshmon lidhjet e tij me bandën e Avdylajve. Edi Rama po bllokon hetimet! Xhemal Gjunkshi, deklaratë për mediat.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Lundi 19 novembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY