LAJMI I FUNDIT/ Peqin, 15-vjeçari plagos veten me armë zjarri

LAJMI I FUNDIT/ Peqin, 15-vjeçari plagos veten me armë zjarri

99
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Peqin, ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri një adoleshent.

G.B. 15 vjeç sipas raportimeve të para, është vetëplagosur me pistoletë. 15-vjecari jetonte i vetëm në shtëpi pasi prindërit i ka aktualisht në Greqi. Policia ka gjetur në dhomën e gjumit armën e zjarrit tip pistoletë.

Informacion paraprak 
Në fshatin Bicaj, Peqin, në banesën e tij shtetasi G.B., rreth 15 vjeç, nga pakujdesia është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë i cili është transportuar menjeherë në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY