Dekretimi i Lleshit? Berisha: “Formalisht po, por moralisht ai është një delinkuent”

Dekretimi i Lleshit? Berisha: “Formalisht po, por moralisht ai është një delinkuent”

105
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë në lidhje me emërimin e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi, disa ditë pas dekretimit të Presidentit Meta, i cili kaloi emrin e tij pas refuzimit të Ramës herën e parë që kryeministri solli në tavolinë kandidimin e Lleshit.

I ftuar në emisionin 5 pyetje nga Babaramo, Berisha u shpreh se pas zgjidhjes së ngërçit kushtetues që i hiqte të drejtat aktive si gjeneral Lleshit, formalisht dekretimi për Ministër i tij ishte i saktë, por moralisht situata është totalisht e kundërta. Madje Berisha e ka cilësuar si një “delinkuent” në raport me Kushtetutën dhe se ai personalisht nuk do ta dekretonte emrin e tij.

Berisha: Formalisht pas rregullimit ai duhej dekretuar por moralisht jo, ai ishte një kartë e djegur.

Në thyerje të plotë të Kushtetutës ka marrë përsipër detyra të tjera çka Kushtetuta ja ndalon oficerit ushtarak aktiv. Së dyti, Sandër Lleshi ka bërë hapin e dytë madhor antikushtetues, ka paditur Presidentin e Republikës, kur në një kohë kolegjet e bashkuara të Gjykatës së Lartë, vendime e të cilave janë normë kushtetuese, kanë vendosur në vitet 2000 që dekretet e Presidentit nuk mund të shkojnë në Gjykatë. Mafiozët e qeverisë e kanë bindur gjeneralin që të padisë Predidentin.

Ai është një delinkuent në krahasim me Kushtetutën, pasi ai ka mbajtur poste që s’duhet të mbante. Ai për mua është një “pentito” që ka shkelur kushteutën. Unë personalisht nuk do ta dekretoja një “pentito”.

-A ndjeheni i zhgënjyer nga vendimi i Metës?

Berisha: Për opozitën si Sandër Lleshi, apo Ulsi Manja, ata një çorbë janë. Ata janë një prerje, një narkomaxhorancë. Unë nuk di që Lleshi të ketë ndonjë lidhje me ndonjë trafikant, por unë di të them që ky ka qenë këshilltar i sigurisë kombëtare dhe unë nuk di të ketë bërë ndonjë raport për drogën.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY