Basha takon fermerët në Berat, ofron zgjidhje për problemet e tyre

Basha takon fermerët në Berat, ofron zgjidhje për problemet e tyre

97
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar takimet në Berat, nga ku është takuar me fermerë të kësaj zone.

Në fokus të takimeve ishin problemet në bujqësi që hasin fermerët për të cilat Basha premtoi zgjidhje përmes programit të Partisë Demokratike.

Mungesa e subvencioneve, çmimi i lartë i naftës dhe mungesa e infrastrukturës ishin tre shqetësimet kryesore të fermerëve.

Zgjidhja që Basha ofroi për këtë rast, ishte ofrimi i subvencioneve.

Nuk ka asnjë vend të Europës që bujqësia të funksionojë pa subvencione, as Ballkan. Ne s’themi se premtojmë mrekullira, por të paktën subvencione sa jep Kosova dhe Maqedonia do të japim. 150 milion euro në vit janë të domosdoshme që të paktën të ulin kostot e mekanikës apo, në rastin tuajc të plasmasit të serave, të pesticideve, të imputeve, fidanëve etj.” – tha Basha

Gjatë bashkëbisedimit me fermerët në Poshnjë, pronarë të disa serave, kreu i opozitës u shpreh se qeveria Rama punon për një grusht klientësh të saj dhe taksat e shqiptarëve shkojnë për të pasuruar këtë pakicë të koruptuar, duke ndarë me ta 2.2 miliardë euro.

Çmimi i rritur i naftës ishte një nga problemet kryesore të fermerëve, por kreu i opozitës i njohu ata me zgjidhjen që ofron Partia Demokratike, jo vetëm për fermerët, por për të gjithë ata që përdorin automjetet.

”Absolutisht për të gjithë vendin, hapi i parë do të jetë heqja e taksës Rama mbi naftën. Në momentin e parë që do të aplikojmë këtë masë, nafta do të jetë minimalisht 300 lekë më e lirë dhe pastaj do të ecim me hapa të tjerë me naftën bujqësore. Por, hapi i parë për të gjithë ekonominë do të jetë ulja e çmimit të naftës me 300 lekë.”- u shpreh Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY