Atentati në Shkodër, viktima lidhje me biznesmenin e vrarë Arjan Ferracaku

Atentati në Shkodër, viktima lidhje me biznesmenin e vrarë Arjan Ferracaku

161
0
Shares

Natyrshëm të lind pyetja a ka lidhje mes viktimës së sotme Fatos Ferracaku, me viktimën e 2 muajve më parë në Shkodër, biznesmenin Arjan Ferracaku.

Burimet bëjnë me dije se të dy ishin kushërinj. Arjan Ferracaku u ekzekutua teksa ishte duke kalëruar me disa miq të tij. Ai ishte pronar i dy bizneseve në Velipojë dhe baba i dy fëmijëve.

Policia gjeti trupin e tij  në periferi të qytetit të Shkodrës ku zakonisht janë gjetur makina të përdorura për krime dhe të djegura.

Ndërsa viktima i sotëm, Fatos Ferracaku, ishte duke pirë kafe me mikun e tij Fatmir Mehaj, i cili është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital.

Kjo ngjarje e rëndë rikthen dhe njeherë vemendjen në qytetin verior pasi është cilësuar si epiqendra e krimeve dhe vrasjeve pa autor. Pikërisht, ky atentat vjen vetëm një ditë pas vizitës së zv. ministrit Sandër Lleshaj në Shkodër ku kërkoi rritjen e sigurisë në këtë qytet. Por gjithashtu vjen edhe pas deklaratës së kryeministrit Rama i cili duke iu referuar ngjarjeve kriminale u shpreh se “kokat hënkshin”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY