Balla nuk paraqitet në seancë, Shkëlzen Berisha: Uroj mos të jetë me...

Balla nuk paraqitet në seancë, Shkëlzen Berisha: Uroj mos të jetë me ndonjë përdhunues

115
0
Shares

Për gjyqet që janë ngritur kundër tij, kreu i grupit parlamentar të PS nuk shqetësohet. Së paku këtë e tregon me mos prezencën e tij.

Së fundmi, Taulant Balla nuk është paraqitur në në seancën e radhës në gjykatë, ku po trajtohet padia e depozituar ndaj tij nga Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Çështja për të cilën Berisha e ka paditur Ballën është shpifja e tij  për provat e pretenduara të publikuara nga Komisioni Hetimor për çështjen e ‘CEZ’, i kryesuar nga socialistët.

Në një deklaratë të shkurtër për gazetarët, Shkëlzeni tha se shpreson se mungesa e tij mos të ketë lidhje me  udhëtimet e deputetit të PS me trafikantët e dorgës apo për shkak të ndihmës që jep për përdhunuesit.

Shpresoj të mos ketë qenë duke mos nxjerr ndonjë përdhunues, shpresoj të mos ketë qenë në udhëtim me ndonjë trafikant dorge që e ka mik shtëpie. Shpresoj që gjykata të vërtetojë shpifjen e radhës, kësaj here penalisht për Taulant Ballën”, deklaroi Shkëlzen Berisha.

Gjykata caktoi më datë 27 nëntor për seancën e radhës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY