EMRI/Fqinjët telefojnë policinë, kapet hajduti i banesave në Fier

EMRI/Fqinjët telefojnë policinë, kapet hajduti i banesave në Fier

89
0
Shares

Telefonata e fqinjëve e ka nxjerrë zbuluar një 51 vjeçar.

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 51-vjecar, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një banesë në fshatin Levan, Fier.

Në pranga ka përfunduar Pandeli Culi, 51 vjeç, banues në Levan.

Në njoftimin e policisë thuhet se:

Pas marrjes së një telefonate në Sallën Operative se në banesën e shtetasit F.K, 53 vjeç, ka hyrë një shtetas i panjohur i cili dyshohet se po vidhte banesën, menjëherë në vendngjarje ka shkuar patrulla e policisë e cila bëri të mundur kapjen në flagrancë të autorit, si dhe sekuestroi  sendet e vjedhura”

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga Neni 134/1 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY