Digjet i moshuari, u përpoq të shuante zjarrin në banesë

Digjet i moshuari, u përpoq të shuante zjarrin në banesë

52
0
Shares
Foto Ilustruese

Një i moshuar ka marrë plagë të rënda teksa përpiqej të shuante zjarrin që kishte përfshirë banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Katundi i Ri në Elbasan, në banesën e shtetasit me iniciale I.L., 77 vjeç.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e zjarrit në përpjekje për ta shuar, shtetasi I.L., është lënduar lehtë dhe u dërgua për mjekim në Spitalin e Elbasanit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të zjarrit, ku nga hetime paraprake dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e shpërthimit e bombolës së gazit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY