Basha për Ramën: Kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet

Ndaje

Heqja e simbolit të ‘Shqiponjës’ në sheshin me të njëjtën emër, solli reagimin e ish-kryeministrit Berisha, më vonë të kryeministrit Rama dhe tani të liderit opozitar Lulzim Basha.

Teksa Berisha e quante një akt antikombëtar, Rama nga ana tjetër e cilësoi si një simbol vulgar, i cili e tregonte qytetin si një kazino.

Basha ka një kundërpërgjigje për Edi Ramën, teksa në Twitter shkruan se ai dhënë hashashin për simbol dhe se po shkatërron Shqiponjën për miliona euro që i jep një kompanie fantazëm.

Postimi i plotë

“Kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet. Për Ramën çfarë nuk sjell pará në xhepat e tij dhe oligarkëve është pa vlerë, ndaj shkatërron Shqiponjën e 100 Vjetorit të Pavarësisë, për miliona euro që i jep një kompanie fantazëm dhe nën sekuestro”.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje