Aksidentuan për vdekje babë e bijë në Korçë, merret vendimi për dy...

Aksidentuan për vdekje babë e bijë në Korçë, merret vendimi për dy të arrestuarit

82
0
Shares

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për dy të arrestuarit, që shkaktuan aksidentin tragjik ku mbetën të vdekur babë dhe bijë.

Të dy, babë e bijë po ecnin në trotuar, disa ditë me parë në unazën e qytetit, kur dy shtetasit e arrestuar i përplasën për vdekje.

Petrit Kupe dhe Laurenc Pallashi dy ditë me parë aksidentuan për vdekje 32 vjecarin Sokol Hoxhallarin dhe vajzen e tij 6 vjec P.H

Me datë 08.11.2018, në lagjen Nr 18, në unazën e qytetit, ka ndodhur një aksident ku janë përplasur mjetet tip “Volksëagen” me targa AA837UJ me drejtues shtetasin, P. K, 61 vjeç, banues në fshatin Drithas-Maliq dhe mjeti tip “Benz” me targa AA831AA me drejtues shtetasin L.P, 29 vjeç, banues në fshatin Zerec.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen dy këmbësorë në rrugë konkretisht shtetasi S.H, 33 vjeç dhe vajza e tij shtetasja P.H, 6 vjeçe.

Dy drejtuesit e mjeteve, ndodhen të shoqëruar në Komisariat për veprimet e mëtejshme proceduriale, njoftonte policia në komunikatën për mediat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY