3 muaj nga takimi i fundit, Thaçi dhe Vuçiç bisedojnë sot në...

3 muaj nga takimi i fundit, Thaçi dhe Vuçiç bisedojnë sot në Bruksel

57
0
Shares

Sot në Bruksel vazhdojnë bisedimet Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në një intervistë për KosovaPress Thaçi gjatë ditës së djeshme ka thënë se me më dëshirë do të dialogonte me një dreq, se me presidentin serb, duke përsëritur se takimet e tilla janë të vështira.

Ky është takimi i katërt i fazës finale për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve.

Megjithëse të dyja palët ishin dakorduar që pas pushimeve të verës të ketë një intensifikim të takimeve në kuadër të dialogut të Brukselit kanë kaluar tre muaj prej herës së fundit kur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq i kanë shtrënguar duart në kryeqendrën evropiane.

Faza finale e dialogut Kosovë – Serbi ka nisur qe katër muaj (24 qershor), por presidentët e këtyre dy shteteve, që njëherësh janë kryenegociatorë të këtij procesi, nuk janë takuar qe më shumë se tre muaj, shkruan “Zëri”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për herë të fundit në kuadër të etapës përmbyllëse të dialogut kishin biseduar më 18 korrik, në takimin e dytë në Bruksel.

Porse Vuçiq nuk pranoi të ulet në tavolinë me homologun e tij nga Kosova në takimin e tretë, që ishte thirrur të mbahej para më shumë se një muaji, më 7 shtator.

Ndërkohë Thaçi shkruante në rrjetet sociale se takimi është i domosdoshëm dhe pse i vështirë.

“Gjatë rrugës për në Bruksel për një takim tjetër të vështirë me homologun e Serbisë, por një të domosdoshëm për të arritur marrëveshjen përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse ligjore ndërmjet Serbisë dhe Serbisë. Vetëm kjo do të hapë perspektivën e BE-së për vendet tona dhe do të sigurojë anëtarësimin në KB për Kosovën.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY