Trupi i pajetë i Kacifas mbërrin në Gjirokastër

Trupi i pajetë i Kacifas mbërrin në Gjirokastër

79
0
Shares

Trupi i Kostandinos Kacifas ka mbërritur në Gjirokastër, në orët e para të mëngjesit.

Pas disa ditësh ekspertiza mjeko-ligjore në Tiranë dhe pas kërkesës së familjarëve, trupi i tij mbërriti në Gjirokastër dhe pritet t’iu jepet familjarëve nga momenti në moment.

Ai  u vra ditë më parë në Bularat të Gjirokastrës pas përplasjes me forcat RENEA.

Kacifa mbeti i vrarë më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës. Trupi i tij u dërgua në morgun e Tiranës ku një grup prej katër ekspertësh të Institutit të Mjekësisë Ligjore, kryen ekspertizën.

Familjarët e viktimës, pretendojnë se i afërmi i tyre, është qëlluar nga një distancë e afërt. Por nga ana tjetër specialët e RENEA këmbëngulën se të shtënat kanë qenë nga një distancë e konsiderueshme. Trupi i pajetë i Kostandinos Kacifas u transportua mbrëmjen e së martës së kaluar nga Gjirokastra për në Morgun e Tiranës. Kujtojme se sot mediat greke shkruanin se trupi i Kacifas do t’i dorëzohej familjes brenda 24 orëve.

‘Protothema’ shkruante se Prokuroria shqiptare ka përfunduar procedurat që lidhen dhe ekspertizën mjeko-ligjore dhe sonte ose të mërkurën në mëngjes do të nënshkruhet vendimi për lirimin nga morgu i Tiranës, që trupi i 35-vjecarit Kacifa te merret nga familja për të kryer funeralin në Bularat.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY