DETAJE/Atentat në Durrës, një i vrarë dhe një i plagosur, mes tyre...

DETAJE/Atentat në Durrës, një i vrarë dhe një i plagosur, mes tyre krahu i djathtë i Shullazit

298
0
Shares

Një ngjarje kriminale ka ndodhur pak pas mesnate në Durrës, ku ka mbeti i vrarë Edison Harizaj, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe mbeti i plagosur rëndë një person tjetër.

Edison Harizaj, 39 vjeç, po udhëtonte nga Tirana drejt Vlorës, kur i eshtë bërë pritë nga dy persona.

Ndaj makinës “AUDI” ku udhëtonte Harizaj bashkë me mikun e tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi dhe autorët pas atentatit kanë shkuar në zonën e Shën Vlashit të Durrësit dhe kanë djegur makinën.

Po ashtu në këtë ngjarje ka mbetur viktimë dhe shoku i ngushtë i tij Genci Caci, 33 vjeç, i cili u transportua  drejt spitalit, dhe ende nuk dihet gjendja e tij.

Harizi është me orgjinë nga Vlora dhe mësohet se ka qenë objektivi i këtij atentati.  Burimet thonë se Harizaj që njihet ndryshe si krahu i djathtë i Shullazit nuk është një emër i panjohur për forcat e policisë pasi dyshohet se ai ka qenë i përfshirë në zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë. Harizaj ka qenë i skeduar si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend.

Informacioni i policisë:

Më datë 06.11.2018 , rreth orës 22:50 ,në lagjen nr. 13, Durrës brenda një mjeti tip “Audi” është gjetur pa shenja jete shtetasi E.H. 39 vjeç, banues në Vlorë dhe i plagosur shtetasi G.C. 33 vjeç, banues në Vlorë,   i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe sqarimin  e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY