Tirana një ndër qytetet më të ndotura në Evropë

Tirana një ndër qytetet më të ndotura në Evropë

113
0
Shares

Eksperët e faqes së internetit Numbeo, të specializuar për informacionet statistikore për qytetet dhe shtetet, intervistuan banorët në mbi 70 qytete europiane për ndotjen.

Në raportin Indeksi i Ndotjes çdo qytet u vlerësua nga 0-100, ku 100 ishte ndotja maksimale.

Si më të ndoturit rezultuan: Tetova në Maqedoni (97,57), Napoli (84,61), Shkup (82,17), Tirana (80,51) dhe Torino (73,48). Mes më të ndoturve janë dhe Bukureshti, Roma, Barcelona, Parisi dhe Milano.

 Ndërsa qytetet më të pastra janë: Helsinki (13,49), Reikjavik (15,57), Zyrihu (16,42), Stockholmi (16,62), Malmo po në Suedi (16,67).

Ndër qytetet më të pastra janë gjithashtu edhe Goteborgu, Viena, Mynihu, Kopenhaga, Talini, Oslo, Vilnius, Amsterdami dhe Praga./tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY