Ky është këngëtari i pasur shqiptar që bën vetë kosin e djathin...

Ky është këngëtari i pasur shqiptar që bën vetë kosin e djathin në shtëpi

141
0
Shares

Këngëtari legjendar vazhdon të na befasojë me stilin e tij të jetës.

Sabri Fejzullahu, këngëtari shumë i dashur për publikun duke folur për këngën e tij të re, zbuloi edhe pasionin e madh për kafshët.

Këngëtari legjendar u shpreh se në shtëpinë e tij, kujdeset për katër dhi si dhe për 150 pula.

Ai u shpreh: “Unë jam njeri që mbaj dhi të kuqe, atje në Bardhosh ku jetoj dhe 100 deri në 150 pula të shtëpisë”.

Këngëtari ka treguar për “Prive” se kosin dhe djathin i bën vetë në shtëpi duke demonstruar edhe si i përgatit produket e bulmetit, që siç duket janë arsyeja pse këngëtari ndonëse 70 vjeç duket kaq vital.

Sabriu tregoi: “Kosin dhe djathin me qumeshtin e dhisë asnjëherë nuk i blej, por gjithmonë i përgatis vet. Kosin e zë, djathin e zë, mbaroj, mar tharmin e djathit, e përziej me një lugë, e mbuloj me diçka të nxehtë, e lë 24 orë dhe pastaj bëhet djathi. Edhe kosin në të njëjtën mënyrë. Jam shumë merakli për gjërat bio”./joq

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY