Këngëtarja e njohur ka një mesazh të rëndësishëm për të gjitha vajzat...

Këngëtarja e njohur ka një mesazh të rëndësishëm për të gjitha vajzat dhe gratë

131
0
Shares

Aurela Gaçe nuk është vetëm personazh i njohur për zërin e saj dhe arritjet në karrierën e saj të gjerë si këngëtare e talentuar.

Aurela e ka kthyer llogarinë e saj në Instagram në një vend ku shumë prej ndjekësve të saj gjejnë motivimin dhe dëshirën për të dashur veten dhe për t’i plotësuar çdo nevojë asaj.

Përveç këngëve që ajo herë pas here poston, Aurela shpeshherë hedh dhe video gjatë aktivitetit të saj fizik në palestër, momente me dy vajzat e saj, me miqtë e saj, mesazhe të ndryshme inkujaruese, e deri tek postimi i fundit, në të cilin ka një mesazh për vajzat dhe gratë.

Këngëtarja e njohur i është bërë pjesë fushatës për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit dhe ka ndarë me ndjekësit e saj se ajo shkon të vizitohet rregullisht.

Ja çfarë shkruan Aurela në Instragram:

Sa herë vij për eko gjiri, është gjithmonë një frikë që më shoqëron. E bëj sepse duhet ta bëj, sidomos tani që kam një detyrë më të rëndësishme, të rris fëmijët që solla në jetë. E shtyj për disa javë, por mendjen e kam aty. Të pakten për 1 vit, tani mendja ime u çlirua nga mendimet që kaplojnë çdo grua.

E dua veten por mbi të gjitha tani dua aq shumë të shoh vajzat e mia të rriten e une të jem pranë tyre… prandaj kontrollet e shëndetit i bëj rregullisht… Është më mirë ta luftojmë diçka nëse është aty, sesa të kemi frikë të dëgjojmë të vërtetën e të flemë me të… Zbulimi i hershëm na ndihmon t’ia këpusim kokën bishës së keqe.

Për ta përfunduar me hashtag- et “#gra #vajza #motra #nëna #kanceriigjirit #mundtëluftohet”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY